Prezantohet Koordinatorja e re e Forumit të Gruas Socialiste në Elbasan (Foto/Emri)

Aktualisht në postin e nënkryetares së Bashkisë së Elbasanit Znj. Bylykbashi do të ketë një pozicion të rëndësishëm në degën lokale të Partisë Socialiste, atë të Koordinatores së Forumit të Gruas.

Çdo ditë e më shumë PS i jep vëmendje fuqizimit të pozicionit të gruas në çdo nivel qeverisje, dhe znj. Bylykbashi padyshim njihet prej qytetarëve të Elbasanit për gatishmërinë dhe angazhimin maksimal në zgjidhjen e çdo problemi që ka lidhje me pushtetin vendor.

Aulona Bylykbashi u prezantua nga Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja dhe Ministrja Evis Kushi gjatë një takimi me banorë të Njësive 1 dhe 5.

Më herët Aulona Bylykbashi ka mbajtur një tjetër pozicion shumë të rëndësishëm në Bashkinë e Elbasanit, atë të Sekretares së Përgjithshme.

Si një zë i fortë në mbrojtje të të drejtave të grave, mbështetëse e pozicionit të grave dhe vajzave në karrierë, mbi të gjitha Znj.Bylykbashi ka trajtuar me përkushtim çdo problematikë të qytetarëve.

Partia Socialiste e Elbasanit po mbyll një fazë të rëndësishme në organizimin e strukturave të saj duke i dhënë gjithnjë e më shumë rol themelor gruas në përfaqësim.