Presidenti i FIA-s Jean Todt, jep okein pë zhvillimin e Formula 1 në autoparkun e Elbasanit

Presidenti i FIA-s Jean Todt ka përcjellë një mesazh për kryeministrin Edi Rama në lidhje me automotoparkun e parë shqiptar që do të ndërtohet në Elbasan. Todt shprehet se e mbështet këtë iniciativë që është në përputhje me përparësitë e saj dhe do i kushtohet sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit.

“Zonja dhe zotërinj fale mikut tim Niko Leka, kam ndjekur me interes dhe kënaqësi përpjekjet e ndërmarra nga qeveria shqiptare për forcimin e rregullave të sigurisë rrugore. Dy vjet më parë pata mundësinë të diskutoja me kryeministrin Edi Rama lidhur me sfidat dhe rëndësinë e zbatimit të kësaj politike.

Sot dua të përgëzoj këtë angazhim politik për një kontroll më të mirë të shpejtësisë në qendrën e qytetit dhe pranë shkollave duke iu kushtuar vëmendje të madhe përdoruesve të rrugës, veçanërisht, këmbësorëve dhe çiklistëve, duke iu siguruar korsi të sigurta dhe të dedikuara.

Më shumë parandalim po ashtu edhe një vullnet i fortë për të ndëshkuar sjelljet e rrezikshme dhe mosrespektimin e rregullave. Di që Shqipëria ka një projekt për krijimin e një qendre kushtuar sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit. Sigurisht FIA e mbështet këtë iniciativë që është në përputhje me përparësitë e saj”, shprehet ai.

Pak muaj më parë kreu i DPSHTRR në Shqipëri Blendi Gonxhe dha lajmin se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin e garave ndërkombëtare të makinave si ato të Formula 1.

Me 9 maj kryeministri Edi Rama publikuoi detaje nga Cirkuiti i parë shqiptar që do të ketë një pistë rreth 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 përbri lumit Shkumbin, në zonën e Krastës së Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK.

“MIRËMËNGJES, dhe me një tjetër ëndërr nga ato që kanë hyrë në rrugën e realizimit, Autoparkun ultramodern të Elbasanit, projektuar në bashkëpunim me FIA-n, nën udhëheqjen e drejtorit të Transportit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe, e kujdesin e presidentit Jean Todt, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.

Auto Moto Park në Elbasan shënon një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.

Gjithashtu do të ngrihet muzeu dhe atelieri RETRO, drag-strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë off-road, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Ky park do të shërbejë edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu e atelieri RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/334100861439587/