Prej 16 vitesh deputet në Elbasan, Taulant Balla merr 61% të votave

Partia Socialiste ka siguruar 8 mandate në qarkun e Elbasanit, duke marrë 55.2% të votave përballë PD-së, e cila siguroi 6 mandate. PS arriti të merrte 86224 vota, ndërsa PD-ja 57878 si dhe LSI, 6892 vota. Drejtuesi politik për këtë qark, Taulant Balla, që si zonë elektorale kishte Librazhdin, ka arritur të korr një tjetër fitore të fortë në bastionin e tij.

Për 16 vite deputet në Librazhd, deri më tani Taulant Balla ka marrë 61% të votave, edhe pse ka ende kuti pa u numëruar dhe ky proces nuk është mbyllur.