Prefekti i Qarkut Elbasan Z. Spiro Maliqi po merr pjesë si përfaqësues i Shqipërisë në Sesionin e dytë ndërkombëtar të organizuar nga Ministria e Jashtme Franceze dhe Instituti i Lartë i Studimeve Diplomatike dhe të mbrojtjes.
Temat që do të trajtohen fokusohen kryesisht në rolin e Francës në Ballkan, rritjen e bashkëpunimit në marrëdhëniet strategjike të vendit tonë me diplomacinë franceze ashtu si edhe me aktorë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Franca do të luajë një rol kyç në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.