Sunday , August 17 2025

Prefekti i Elbasanit, Bejtja pret në takim përfaqësues të ISHMT, diskutohet procesi i regjistrimit të ashensorëve

Në ambientet e Institucionit të Prefektit u zhvillua një takim pune me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), me fokus kryesor procesin e regjistrimit të ashensorëve, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe forcimi i zbatimit të standardeve të sigurisë për pajisjet ngritëse që janë aktualisht në përdorim. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje të rëndësishme si procedurat e regjistrimit, përgjegjësitë e subjekteve private, sfidat që hasen në terren, si dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për të garantuar sigurinë e jetës së qytetarëve.

Takimi u vlerësua si një hap pozitiv drejt forcimit të mekanizmave të kontrollit dhe inspektimit, me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe sigurisë në përdorimin e ashensorëve në ndërtesat publike dhe private.