NGA FATMIR POPJA
Ndërsa po zhvillohet Java e tretë e Abissnet Superiore dhe janë orët e fundit merkatos së kësaj Vere , AF Elbasani ka bërë goditjen e rradhës .Me këmbënguljen e trajnerit Roberto Bordin, i cili kërkonte me patjetër një portier pas largimit të italianit Xhuzepe Agostino për shkak dëmtimi është arritur akordi me një portier të huaj me mjaft eksperiencë .
Sipas burimeve zyrtare nga “AF Elbasani” bëhet me dije se portieri i kombëtares ganeze , Razak Abalora ,27 vjeç dhe 194 cm i gjatë i është bashkuar Verdh e Bluve.Së fundi portieri nga Gana ka mbrojtur portën e Petrokub në kampionatin moldav .
Ai gjithashtu ka mbrojtur edhe portën e Sherif Tiraspolit me të cilën ka fituar tre tituj kampion dhe po kaq Kupa. Portieri ganez ka fituar titullin kampion dhe trofeun e Kupës me trajner Roberto Bordin ku italiani drejtonte Sherifin Tiraspolin në Moldavi.