Portieri cërrikas 360 minuta pa pësuar gol në Superligën e Kosovës, shpallet më i miri i javës

     Nga FATMIR POPJA 

Formë  e shkëlqyer  nga ndeshja në ndeshje e portierit cërrikas të skuadrës së Llapit. Edhe këtë javë që lamë pas portieri Vogli Laroshi e mbajti të pa prekur portën e tij edhe pse u “bombardua” nga gjuajtjen në kuadrat nga kundërshtari. Ekipi i Llapit portën e të cilit  mbron cërrikasi, barazoi 0 me 0 në kryendeshjen e kësaj jave .Portieri  Laroshi tregoi aftësitë e tij prej portieri të talentuar  dhe u shqua duke bërë pritje  mjaft të vështira  duke  evituar gola të sigurtë  . Laroshi me formën që gëzon është kthyer në një nga futbollistët më të rëndësishëm jo vetëm te skuadra e Llapit por për momentin është më i miri i Superligës kosovare.

Ai  ka katër ndeshje rradhazi  si titullar që nuk pëson gol dhe kjo tregon dhe njëherë formën e tij të mirë. 23 vjeçari Vokli Laroshi deri tani në katër takimet që ka luajtur ka plot 360 minuta pa pësuar gol. Portieri me të ardhme të shkëlqyer pretendon  ta mbajë të pa prekur portën  e tij dhe në takimet e rradhës. Paraqitja e tij shumë e mirë e ka entuziazmuar  stafin teknik të ekipit të Llapit .Portieri cërrikas i skuadrës kosovare ka marrë  gjatë këtij kampionati vlerësime dhe opinione pozitive nga specialistët e shquar të futbollit në Kosovë .Ai vlerësohet prej tyre si një portier talentuar dhe me një karrierë që do lërë gjurmë në Kosovë, ndërkohë që ekipi i tij i Llapit renditet i treti në Superligën e Kosovës ps FC Malisheva e Ballkanit.Portieri Laroshi më herët është grumbulluar edhe me ekipin Shpresa e Shqipërisë.