Friday , May 16 2025

Policia i refuzoi lejen për protestën, PD zhvendos tubimin! Ja ku do të zhvillohet dhe orari

Tirana do të jetë sot kryeqendra e Evropës, pasi do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik, që sjell në kryeqytetin shqiptar 53 liderë evropianë, përfshi presidentë, kryeministra dhe institucione, si Bashkimi Europian, NATO dhe OSBE.

Në ditën e Samitit Europian në kryeqytet, Partia Demokratike ka thirrur një protestë, leja e së cilës është refuzuar nga Policia e Tiranës për shkaqe sigurie pasi tubimi do të zhvillohet në afërsi të perimetrit të sigurisë së Samitit.

Sot Samiti evropian në Tiranë, 1500 punonjës policie në terren! Ja akset rrugore që do të BLLOKOHEN

Edhe pse blutë e kryeqyetit nuk i pranuan kërkesën, Partia Demokratike nuk është tërhequr ndërsa ka zhvendosur tubimin nga Bulevardi i Ri tek Bulevardi Zogu i Pare.

“Protesta do te zhvillohet te Bulevardi Zogu i Parë, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, ora 17:00”, u tha në njoftim.