Në vijim të punës për parandalimin e vjeďhjeve, si dhe për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjeďhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Elbasanit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë aŗrestuar në flagrancë shtetasit:
• D.P., 21 vjeç, banues në Elbasan, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M.D., 21 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjeďhur një biçikletë me vlerë 400 euro, në banesën e shtetasit Dh.S.
• I.D., 47 vjeç, banues në fshatin Kuqan, Elbasan, pasi dyshohet se ka vjeďhur hekur në uzinë.
• Sh.G., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se i ka vjeďhur një aparat celular shtetases E.V., si edhe për shkak të detyrës ka kundërshtuar punonjësit e rendit publik. • K.T., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka vjeďhur një aparat celular shtetasit E.K.