Po punonte me vinç pranë biznesit të të atit, ndërron jetë i biri i administratorit

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është aksidentuar duke punuar me vinçin gjatë punës.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.D banues në Shijak, i biri i administratorit të firmës A.D.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes