Sunday , April 13 2025

Po përhapet fruthi, ekspertja: Vaksinohuni, nuk shkakton autizëm

Pas rasteve të shtuar me fruth në vendin tonë, por edhe në të gjithë Europën, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve. Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu shprehet se fruthi  është një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve dhe vaksina është e vetmja mburojë e sigurt për të parandaluar.

Ekspertja e shëndetit publik Rovena Daja është shprehur se nevojitet mbulesë vaksinale mbi 95% për të evituar shpërthimet e fruthit. “Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse. Nevojitet mbulesë vaksinale mbi 95 % për të evituar shpërthimet.

Rastet e rritura në Shqipëri dhe Europë me fruthin lidhen me mungesën e vaksinimit. Prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të teorive të autorizimit. këto janë teori të gabuara dhe kanë rënë poshtë nga të gjitha studimet në të gjithë botën.

Vaksina ndaj fruth rubeolës është e sigurt, nuk shkakton autizëm dhe është shumë efektive. Vaksinoni fëmijët tuaj se fruthi është shumë ngjitëse jep pneumoni, encefalopati dhe shkon deri në humbje jete vaksina aplikohet në dy doza; e para në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjec. Vaksinoni fëmijët tuaj! vaksinoni duke besuar” tha ajo.

/5pyetjet.al