“Po më dridhet buza”, këngëtarit të njohur shqiptar i ndodh e papritura në mes të emisionit ‘Live’

Këngëtari i njohur Berkan Beka ka zhvilluar së fundmi një intervistë për Top Channel, konkretisht për programin “Ftesë në 5”. Ai u shpreh i emocionuar për këtë intervistë që po zhvillon pas kaq shumë kohësh. Ai ka thënë se edhe pse ka vite që bënte intervista, është hera e parë  që dridhej buza nga malli për periudhën kur nisi rrugëtimin në ‘Top Fest 3’ në skenat e televizionit ku këndoi fillimisht.

“Ju Top Channel jeni më të vërtetë një Amerikë, një MTV Awards. Ka 15-16 vite që bëj intervista dhe është hera e parë që më dridhet buza tani”,- tha ai.