Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit. Nga burimet paraprake mësohet se banesa ishte në pronësi të shtetases Nafie Myzyri dhe kati i dytë është shkrumbuar totalisht, ndërsa në katin e parë nuk raportohet për dëme.
Zjarri fillimisht u shfaq në kuzhinë, duke djegur më pas të gjitha orenditë e katit të dytë.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga fëmija i mitur i cili po luante në kuzhinë.