Aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea, është revoltuar tej mase pasi, sikurse e bën me dije me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, ka marrë një telefonatë anonime nga një vajzë, e cila është prezantuar si punonjëse e Spitalit infektiv “Shefqet Ndroqi. Sipas aktores, ajo e telefonoi për t’i bërë një lojë duke e alarmuar se ka dalë pozitive me Covid-19.
Në këtë mënyrë, Andrea ka reaguar publikisht duke u shprehur e revoltuar se me çështje të tilla nuk mund të bëhen shaka.
Postimi i plotë i Ema Andreas:
Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibè ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona vírus se paskam qene ne nje shfaqje!
Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke leshuar shprehjen, ndoshta me te mençur ne jeten e saj “Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen”
Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh, a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet? Po sikur te isha sèmure vertet? A e kap lenda jote gri qe shume mjekè ne ate spítal po rrèzikojne jeten?
A e kap dròga jote qe shume njerez kane hùmbur familjaret e tyre? A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene?
Dhe e fundit…Vertet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?! Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje káfshe pa ndergjegje e sigurisht injòrante ne çdo fushe! Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhùnshem telefonik.