Plasin polemikat ndaj OBSH-së, testimet për COVID-19 po ŕrezikojnë vullnetarët

Vullnetarë të shumtë morën pjesë në testimet për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit, pasi u ishte thënë se nuk do të kishin asnjë ŕrezik për shëndetin e tyre. Këtë javë OBSH ka nxjerrë disa udhëzime të reja për vullnetarët, të cilët tashmë do të duhet të jenë në moshën 18-30 vjeç, raporton The Guardian.

Por ajo me të cilën po përballet OBSH janë polemikat nga studiues të shumtë, pasi nëse një vullnetar sëmuret rëndë nuk do të mund të ketë një trajtim mjekësor të posaçëm për virusin që ai ka marrë. Provat me vullnetarët për zhvillimin e vaksinave janë përdorur edhe në rastin e malaries, tifos dhe gripit, por nëse dikush sëmurej, kishte trajtime të disponueshme, raporton The Guardian.

Por në rastin e koronavirusit nuk është përcaktuar ende se cila do të ishte një dozë e sigurt e virusit dhe nuk ka trajtime të sakta nëse gjërat shkojnë keq. Pas sulmeve nga Trump, tashmë OBSH duhet të bëjë kujdes edhe nga sulmet e studiuesve dhe shkencëtarëve, pasi duket se asgjë nuk është nën kontroll për ta.