Kapet në flagrancë 35-vjeçari, B.H., banues i fshatit Labinot Fushë, i cili dyshohet se ka godiur me thikë vëllanë e tij, A.A 46-vjeç. Në Spitalin Rajonal të Elbasanit, është paraqitur 46-vjeçari për të marrë ndihmën mjeksore i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia filloi menjëherë punën për të zbardhur rastin.
Uniformat blu bëjnë me dije se në banesën e 35-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë arme gjahu si dhe thika me të cilën dyshohet të ketë kryer krimin. Sipas tyre, ngjarja nisi nga motive të dobëta.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.