Shqipëria është përfshirë nga moti i keq prej disa ditësh duke shkaktaur përmbytje në zona të ndryshme të vendit. Për fat të mirë, deri më tani, ka patur vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Por, edhe pse sipas Meteoalb gjatë orëve në vijim pritet një përmirësim i situatës, reshjet do të rikthehen gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit të ditës së nesërme.
Parashikohet se reshjet të rifillojnë pas mesnate dhe kulmi do të jetë gjatë orëve 03:00-06:00 në pjesën qendrore dhe veri-perëndimore të vendit ku do të ketë 15-20 milimetra shi në orë.