Atmosfera në stadium ishte larg asaj që pritej, teksa numri i spektatorëve nuk i kalonte 2 mijë të pranishëm.dfgfdhNdeshja u shoqërua me ritëm të ngadaltë dhe shumë ndërprerje, çka solli pakënaqësi edhe në tribuna, ku tifozët shprehën hapur mërzinë për mungesën e lojës së rrjedhshme. Nervozizmi u reflektua edhe në fushë, me reagime të forta nga disa lojtarë dhe tensione ndaj arbitrimit, ndërsa në fund vëmendje mori edhe gjendja fizike e disa protagonistëve.
– Numri i spektatorëve në këtë ndeshje ishte më i ulët si zakonisht, teksa nuk shkonin më shumë se 2 mijë të pranishëm.
– Pjesa e parë pati shumë ndalesa loje dhe futje të mjekëve në fushën e lojës, duke e bërë të bezdisshme situatën edhe për tifozët. “Çfarë bëhet kështu, se nuk po shohim futboll fare”, thirri një tifoz nga tribuna.
– Tsague e nxjerr dufin për një rast të humbur duke shkelmuar topin fort në shkallët e stadiumit.
– Lulaj mërzitet me kryesorin në fundin e pjesës së parë, duke i kërkuar gjyqtarit të katërt që t’i flasë, pasi e kishte aty pranë.
– Ruzgis shihet në fund të ndeshjes me një dorë të fashuar, por sipas të gjitha gjasave nuk rrezikon ndeshjen me Dinamon, sepse nuk është serioze.
PANORAMASPORT.AL
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.