Enkileda Carja pasi dominoi evropianin për të rinj në Peshëngritje që u zhvillua përpara pak ditësh në Durrës duke vendosur 6 rekorde të reja evropiane, shkëlqen edhe në kompeticionin e radhës, Lojërat e Solidaritetit Islamik që po mbahen në Riad të Arabisë Saudite.
Peshëngritësja shqiptare që garoi në peshën deri në 63 kg në këtë kompeticion vendosi dy rekorde botërore për të reja në stilin e shkëputjes dhe të shtytjes.
Në stilin e shkëputjes e vendosi rekordin botëror duke ngritur 97 kg.
Më pas Carja shkëlqeu edhe në stilin e shtytjes, duke vendosur rekordin tjetër botëror për të reja teksa ngriti peshën prej 116 kg.
Vlen të theksohet se në ceremoninë e hapjes së kompeticionit, Enkileda Carja ishte mbajtëse e flamurit shqiptar bashkë me Ertjan Kofshën, që është një tjetër peshëngritës nga i cili presim rezultate shumë të larta.
Enkileda ka lindur në Elbasan, por garon për Teutën në kampionatin kombëtar.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.