Tuesday , June 24 2025

Përplasi për vdekje këmbësoren në Qukës-Prrenjas, arrestohet shoferi

Policia ka arrestuar në flagrancë një 62-vjeçar i cili një ditë më parë përplasi me vdekje me makinë një këmbësore në aksin rrugor Qukës-Prrenjas.

Drejtuesi i automjetit akuzohet për për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja F. M., 73 vjeçe, këmbësore, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin P. K., 62 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Shqiptarja.com