Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër. Dy makina janë përfshirë në një aksident dhe si pasojë janë plagosur katër persona. Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të nxjerrë të plagosurit nga mjetet. Burimet bëjnë me dije se njëra prej të plagosurave është mjeke në Tiranë, e cila është edhe në gjendje më të rëndë shëndetësore në spitalin e Elbasanit.
Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.