Gjendja e mjekut nga Shkodra, Eno Kanani është përkeqësuar pas infektimit me koronavirus. Për këtë arsye, miqtë e tij kanë nisur një fushatë online ku edhe po mbledhin fonde për të për ta dërguar për mjekim në Turqi. Organizatori i fushatës David Hosaflook shkruan se sipas informacioneve që ai ka marrë dhe falë fondeve të grumbulluara për mjekun është siguruar një charter, me të cilin do të niset sot për në Turqi.
Për mjekun 42-vjeçar, i cili është baba i tre fëmijëve deri më tani janë mbledhur 19 mijë euro nga 20.000 që ishte totali.