Përgjysmimi i rrogave të mësuesve! Zbardhet vendimin i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka planifikuar të dalë nesër në mëngjes në një deklaratë publike në lidhje me lajmin se janë përgjysmuar pagat e arsmitarëve, ndërsa Fax News ka siguruar pjesë nga qëndrimi që DPAP ka mbajtur në lidhje me situatën e shkaktuar nga COVID-19.

Në këtë deklaratë thuhet se nuik do të ketë përgjysmim të pagës por që do të llogariten orët suplementare si dhe largësia nga vendi i punës e cila do të zerohet.

Gjithashtu mësohet se DPAP sot janë dërguar të gjitha zyrat arsimore janë përgatitur dhe dërguar në degët e thesarit pagat e gjithë personelit në varësi, ndërsa pohoet se e hëna e ardhshme do të jetë data e fundit që do të bëhet kalimi i plotë i pagës.

“Në lidhje me pretendimet për prekje të pagave të mësuesve dua të sqaroj se nuk ka asgjë të vërtetë pasi ato janë llogaritur të plota, për 22 ditë.

Sot që flasim, të gjitha zyrat arsimore janë përgatitur dhe dërguar në degët e thesarit pagat e gjithë personelit në varësi.

Një pjesë e mirë e mësuesve i ka pagat në llogaritë personale dhe pjesa tjetër për shkak të procedurave në degët e thesarit, është në proces dhe mendojmë që ditën e hënë cdo punonjës të ketë marrë pagën e muajit Mars 2020.

E vetmja ndalesë në pagë është pagesa e vështirësisë së largësisë, e cila jepet për mësuesit që punojnë larg vendbanimit të tyre dhe përfitojnë rimbursim për shpenzimet e transportit. Sigurisht pas datës 9 mars nuk kanë udhëtuar, nuk kanë përfituar transport dhe nuk mund të përfitojnë edhe këtë pjesë të vështirësisë.

Kjo pagesë është bërë në proporcion me kohën që mësuesit kanë udhëtuar,pra nga data 1 mars deri në datë 10 mars, pasi më tej mësimin e kanë zhvilluar nga shtëpia.

Theksoj përsëri që kjo pagesë jepet si vështirësi për largësi dhe është e diferencuar 1000 lekë, 1500 lekë dhe 2700 lekë në muaj.(mësuesit kanë marrë 1/3)

Në lidhje me orët kujdestari sqaroj se janë paguar të gjitha konform ngarkesës mësimore të miratuar nga drejtorët e shkollave.

Ndryshim ka pasur vetëm pagesa e orëve suplementare për periudhën nga data 10 mars deri në 31 mars, pasi gjatë kësaj kohe mësimi është bërë nga shtëpia. Ndërkohe ngarkesat mësimore javore nuk janë zhvilluar të plota, pasi vetëm në këtë periudhë (10 deri 31 mars) kemi pasur 4 ditë pushim, nga të cilat dy kanë qenë festa zyrtare, data 14 mars dhe data 22 mars, të cilat janë bërë pushim ditëve të hëna. Kemi pasur edhe dy ditë pushim të vendosura me VKM ditëve të premte.

Pra në këto kushte kur një nga ditët e javës ka qenë pushim nuk ka si të realizohet ngarkesa mësimore përtej normës javore.

Kjo është procedura ligjore e cila auditohet dhe financierët e cdo ZVAP e kanë zbatuar me përpikmëri.

DPAP ka ndjekur me shumë vëmendje këtë proces për të zbatuar në mënyrë korrekte bazën ligjore në fuqi dhe mos cënimin e pagës së asnjë arsimtari”, thuhet në reagimin që pritet të bëhet publik nesër.