Përfshihet nga flakët dyqani në Elbasan, ka humbje jete

Një dyqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stadiumit të qytetit dhe si pasojë ka humbur jetën një person, mashkull rreth 63-vjeç.

Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët dhe për të hetuar rrethanat e ngjarjes.