Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit u zhvillua një vizitë zyrtare e përfaqësuesve nga Universiteti i Vytautas Magnus, Lituani, koordinator të Projektit EduGAME, Doc. Dr. Judita Kasperiuniene dhe Dr. Dovile Kuiziniene, me qëllim vlerësimin e ecurisë së projektit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve.
Gjatë aktivitetit u organizua një trajnim për punonjësit në fushën e arsimit me temë “Serious Games in Higher Education – nga lojërat edukative te inteligjenca artificiale.” Pjesëmarrësit morën pjesë në sesione teorike dhe praktike, duke zhvilluar ushtrime mbi gamifikimin e kurseve dhe përfshirjen e studentëve në procesin mësimor.
Përfaqësuesit e Universitetit të Lituanisë vizituan gjithashtu Laboratorin EduGAME, ku u njohën me pajisjet, materialet mësimore dhe demonstruan mënyra të reja përdorimi në mësimdhënie.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.