Me ndeshjet e “play off”- it që u luajtën dje, u plotësua edhe tabloja e 48 pjesëmarrëseve në shortin e Ligës së Europës, ku skuadra e Milanit dhe 3 futbollistët e Kombëtares shqiptare, Hysaj, Kumbulla, Mihaj, mësuan sot kundërshtarët e fazës së grupeve.
Në fazën e grupeve 18 ekipe vijnë si të kualifikuara në mënyrë direkte, 21 nga fitueset në “play off”-et e djeshme, 6 të eliminuarat nga “play off”-et e Ligës së Kampioneve, tri skuadra të eliminuara nga turi i tretë eliminator i Ligës së Kampioneve.
SHORTI
Ndeshjet e grupit do të nisin më 22 tetor dhe do të përfundojnë më 10 dhjetor, teksa faza me eliminim direkt do të luhet në shkurt, gjithnjë nëse e lejon Koronavirusi. Për finalen e Ligës së Europës është rizgjedhur stadiumi i Gdanskut në Poloni, impiant që duhej të priste finalen e vitit 2020.
NDARJA E GRUPEVE:
GRUPI A:
ROMA
JANG BOJS
KLUZH
CSKA SOFIA
GRUI B:
ARSENAL
RAPIDI I VJENËS
MOLDE
DUNDALK
GRUPI C:
BAJERN LEVERKUZEN
SLAVIA PRAGË
HAPOEL BER SHEVA
NISË
GRUPI D:
BENFIKA
STANDARD LIEZH
REJNXHËRS
LEH POZNAN
GRUPI E:
PSV
PAOK
GRANADA
OMONIA
GRUPI F:
NAPOLI
REAL SOSIEDAD
AZ ALKMAR
RIJEKA
GRUPI G:
BRAGA
LESTËR
AEK
ZORJA LUHANSK
GRUPI H:
SËLLTIK
SPARTA PRAGË
MILAN
LILË
GRUPI I:
VIJAREAL
KARABAK
MAKABI TEL-AVIV
SIVASPOR
GRUPI J:
TOTENHEM
LUDOGORETS
LASK
ANTUERP
GRUPI K:
CSKA MOSKË
DINAMO ZAGREB
FEJNORD
VOLFSBERG
GRUPI L:
GENT
CRVENA ZVEZDA
HOFENHAJM
SLOVAN LIBEREC