Kur kanë mbetur më shumë se tre muaj ka beteja e 25 prillit dalin emrat e parë të kandidatëve VIP për zgjedhjet parlamentare. Qarku më interesant duket se do të jetë ai Elbasanit, ku tashmë kanë dalë emrat e kandidatëve VIP për zgjedhjet. Gazment Bardhi do të jetë udhëheqësi i listës së PD-së për Elbasan, pasi ai është caktuar edhe shefi i shtabit të demokratëve.
Në këtë qark do të kandidojë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Liderja kryesore e partisë së opozitës do të kryesojë listën e LSI-së në këtë qark. Një tjetër emër “VIP” politikës është edhe ai Rudina Hajdarit. Ajo sapo ka shpallur kandidimin në qarkun e Elbasanit, duke qenë tashmë jo pjesë e PD-së, por nën siglën e Nismës Thurje, një subjekt i ri politik që po tenton të mposhtë dominimin e partive të vjetra politike.
Nga ana e Partia Socialiste, në këtë qark do të kandidojnë Taulant Balla dhe ministrja Evis Kushi. Të paktën këto janë emrat e konfirmuar, duke përmendur këtu edhe ish-ministrin e Financave, Anastas Angjeli, i cili më parë ka qenë deputet i këtij qarku.
Në ditët në vijim pritet të mësohet dhe kandidimi i emrave të tjerë “big” ku me interes se ku do të kandidojnë kryesocialisti Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha, dy rivalët kryesorë të politikës. Tirana, Durrësi dhe Vlora janë qarqet e përfolura që mund të kandidojnë Rama apo Basha, por që sigurisht do të tentojnë të shmangin një përballje direkt ndërmjet tyre.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.