Inertet dhe mbetjet urbane po pushtojnë urën dhe aksin rrugor në daljen perëndimore të qytetit të Peqinit.
Edhe lugina e lumit Shkumbin duket se përdoret subjekte të ndryshme apo qytetarë për grumbullimin e masiveve të mëdha me inerte. Në 7 bashkitë e qarkut e Elbasanit, sipas inspektoratit të mjedisit, janë të përcaktuara vendet e inerteve, e megjithatë, pavarësisht sanksioneve subjektet nuk respektojnë ligjin.
Zhupani thekson se masa parashikohen edhe ndaj bashkive të cilat duhet të pastrojnë inertet kur ato nuk depozitohen në vendin e caktuar, por ai shton se ndërgjegjësimi mbetet çelësi pasi asnjë institucion nuk mund të kontrollojë territorin 24 orë.
Top Channel