Pëllumb Pipero, mjeku i njohur prej shumëkush prej nesh tashmë, ka qenë i prerë në lidhje me një valë të dytë të Covid-19 në vendin tonë. Ai është shprehur qartë se sipas gjykimit të tij s’do të ketë një valë të dytë të pandemisë, duke shtuar se edhe nëse do të ketë një valë të dytë, do të jetë e butë.
“Ka një pjesë që e mbështesin një valë të dytë, ka një pjesë që nuk e besojnë. Unë nuk e besoj rikthimin e një vale të dytë. Mendoj se edhe nëse do ketë vazhdimësi apo rikthim do të jetë shumë më e butë. Mendoj se nga e gjithë kjo thelbi i suksesit është distanca.
Jeta nuk do frenohet më. Nuk do ketë karantinë. Mendoj se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë bie në kontakt dhe fitojnë imunitet. Mundësitë për ta menaxhuar janë të mundshme dhe bëjnë të mundur që dëmi të jetë më i vogël. Ndaj them nuk duhet të jemi të trembur”, tha mjeku për ABC-ja e Mëngjesit.