Siçilia ka regjistruar temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Evropë nje dite me pare. Në Sirakuzë, një qytet në bregdetin juglindor të ishullit italian, u regjistrua temperatura prej 48.8C të mërkurën, sipas meteorologëve vendas.
Ndërkohë që temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në kontinentin evropian është 48C, në Athinë në vitin 1977.
Temperatura rekord në Sicili ende nuk është konfirmuar nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), e cila do të duhet të verifikojë regjistrimin që ajo të bëhet rekordi i ri evropian i temperaturës.