Pedagogu Ali Mysliu, prezantohet Prefekt i ri i Qarkut Elbasan

Nga Fatmir Popja

Zv.Ministrja e Brendshme, Romina Kuko prezantoi këtë të Premte, Prefektin e Qarkut të Elbasanit, z.Ali Mysliu. Gjatë fjalës së saj zv.Ministrja Kuko vlerësoi punën e bërë nga ish prefektja Majlinda Perriu( Peza) e cila u dorëhoq nga kjo detyrë pak ditë më parë. Kuko theksoi se ka ardhur koha që me fuqizimin e rolit të prefektit, ky institucion duhet ti përgjigjet edhe më me dinjitet kërkesave të kohës. Kuko në takimin prezantues të prefektit të ri të Qarkut të Elbasanit shoqërohej nga drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Elbasan, Damian Gjiknuri i cili i kërkoi Prefektit të ri që si përfaqësues i qeverisë të kontribuojë maksimalisht në forcimin e bashkëpunimit me të shtatë njësitë e qeverisjes vendore dhe organeve ligjzbatuese. Roli juaj z.prefekt tha Gjiknuri merr një rëndësi shumë të madhe në verifikimin dhe konfirmimin e vendimeve të këshillave bashkiake pasi duke vlerësuar ligjshmëria e tyre i hapet rrugë zbatimin korrekt të ligjit. Nëse konstatohet se vendimi i këshillit bashkiak bie ndesh me legjislacionin apo me interesat publike, ju keni të drejtë t’i riktheni për rishqyrtim. Prefekti është autoriteti më i lartë vendor dhe kjo detyrë kaq e rëndësishme duhet justifikuar me punë dhe rezultate sa më të mira në garantimin e parametrave më të mirë të rendit e sigurisë por edhe të përmirësimit të shërbimeve në çerdhe, kopështe, shkolla, universitet, spitale e kudo tha Gjiknuri. Pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” z.Ali Mysliu u emërua Prefekt i Qarkut Elbasan nga Kryeministri Edi Rama, pas ldorëheqjes nga detyra e prefektes Majlinda Perriu (Peza). Prefekti i ri Ali Mysliu, me rastin e prezantimit dhe marrjes zyrtarisht të detyrës duke falënderuar Kryeministrin për vlerësimin e treguar ndaj tij, duke i besuar këtë detyrë të rëndësishme premtoi se do bëj më të mirën e mundëshme gjatë kohës që do jetë në këtë detyrë.