Bledi Himçi, Sekretar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, ka dalë nga Selia blu në Tiranë dhe ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të cilët sipas tij kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të kërkuar nga Sali Berisha
“Prej dy javësh hidhet baltë mbi procesin e hedhjes së firmave në Elbasan. Ka qenë një prej proceve më demokratike. Të gjitha kanë firmosur me bindje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e Partisë Demokratike 272 nga 409, 67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e PD-së në datën 11 dhjetor”, tha Himçi.
Kujtojmë se ditën e djeshme kanë qenë dega 7 e PD në Tiranë e cila ka bërë publike emrat pro Berishës. Sekretari i Degës 7 njoftoi se nga 86 delegatë kanë firmosur 46 për t’ju bashkuar Sali Berishës. “Nga 86 delegatë që ka dega 7, 46 prej tyre kanë firmosur për mbledhjen e delegatëve të 11 dhjetorit. Vetëm 3 kanë kërkuar të mos u bëhen publik emrat”, tha ai.
Edhe dega 9 e PD në Tiranë zbuloi emrat e delegatëve që do i bashkohen kuvendit më 11 dhjetor. Disa ditë më parë Agron Shehaj telefonoi delegatët e njësisë 5 dhe 7 zonë ku është deputet, por nga ky proces dolën zbuluar dhe manipulime me firmat e delegatëve. Një ditë më parë një prej delegateve i kërkoi Edi Palokës t’i vihet në dispozicion formulari, por për të ende nuk ka një përgjigje.
Jashtë kameras, Paloka tha për gazetarët se roli i tij është vetëm i magazinuesit dhe nuk bën verifikime se formularët e kujt delegatëve ndodhen në zyrën e tij. Deri tani, publik emrat e delegatëve që do të bëhen pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit i kanë publikuar vetëm 4 nga 72 degë në të gjithë vendin.
Lajm në përditësim…