Andi, një prej konkurrentëve mjaft të pëlqyer nga publiku, e ku e ka pranuar se është i interesuar vetëm për Tean, prej disa ditësh nuk është në emision. Moderatorja e emisionit, Bora Zemani, tha në një puntatë se Andi nuk kishte pranuar që të komunikonte me stafin, e ndërsa Tea shoi kureshtjen. Ajo tha se ka komunikime të vazhdueshme me të, por Andi kishte hatërmbetje me produksionin e “Për’puthen”.
Moderatorja Bora Zemani deklaroi se Andi ka refuzuar të komunikojë me produksionin, duke mos treguar as nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e programit apo jo. Të enjten në mbrëmje, Andi dhe Tea kanë hyrë në live në “Instagram”, ku Andi pa hezitim e cilësoi Tean “Nusja ime”.
Ai e përkëdhelte vazhdimisht, duke treguar se ishin në fazë njohjeje, por pavarësisht se e pëlqen Tean, finalizimit nuk i dihet. Andi zbuloi se ka dëshirë ta marrë me vete e të jetojnë jashtë, mes vendeve nordike si Suedi, Norvegji ose Finlandë.