Lorik Cana ka publikuar së fundmi një Instastory ku ka treguar për të gjithë “ish të dashurën” e tij: “Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pash ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkruan Loriku.
Dhe kur të gjithë pritën të shohin në story-n pasardhës ndonjë reagim të Monikës Loriku na tregoi se ish e dashura është makina e tij e vjetër.