Monday , July 14 2025

Pas urdhrit të Ramës, japin dorëheqjen 18 administratorë dhe drejtorët në bashkinë Elbasan

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim javë pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga Kryeministri Edi Rama. Burime zyrtare konfirmojnë se drejtues të niveleve të larta si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive.

Ky zhvillim vjen si pjesë e një procesi të gjerë riorganizimi dhe pastrimi në administratën vendore, me synim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Kryeministri Rama është shprehur më herët për nevojën e një “rilindjeje institucionale” në disa bashki, përfshirë Elbasanin, ku janë evidentuar problematika në funksionimin administrativ dhe në zbatimin e reformave.