Pas sulmuesit edhe një mesfushor pranë firmës, Elbasani i beson tregut afrikan për titullin kampion

Elbasani akoma nuk ka prezantuar afrimin e parë në këtë merkato janari. Megjithatë, “Panorama Sport” zbuloi se Samuel Nongoh është pranë firmës. Kështu do të përforcohej krahu i djathtë i sulmit me 21-vjeçarin kamerunas.

Jo vetëm kaq. Zërat e dërgojnë edhe Insa Boje tek Elbasani. 23-vjeçari që ka luajtur për përfaqësuesen e Senegalit do të shtohej si alternativë për mesfushën e Ivan Gvozdenoviç.

Elbasani po i beson kështu tregut afrikan, ndërsa mban vendin e dytë në renditje dhe objektiv ka titullin kampion. Ndeshja e radhës i gjen verdheblutë përballë Egnatias. Një takim i rezervuar për sot në orën 17:00 dhe që vlen për javën e 20-të të Superiores.

PANORAMASPORT.AL