Pas më shumë se 2 muajsh, Elbasani merr ‘frymë’ lirisht. Ja çfarë deklaron ISHP Elbasan

Ministria e Shëndetit bëri me dije se numri i personave të identifikuar me koronavirus në vendin tone ka pësuar rënie. Përgjatë 24 orëve të fundit, u identifikuan 5 raste të reja me COVID-19. Mësohet se 3 raste kanë qenë në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë. Ndërkohë numri në total i të prekurve ka shkuar në 969.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëri me dije se rreth 80% e të prekurve me këtë virus janë të shëruar. Nga njofimi i fundit i ISHP Elbasan u bë e ditur se në qytetin e Elbasanit tashmë nuk ka asnjë rast aktiv me Covid-19.

Testet e dy të prekurve të fundit rezultuan negative, duke bërë që Elbasani të jetë I pastër. Ky është një lajm i mirë për këtë qytet, i cili prej 2 javësh është klasifikuar në zonën e gjelbër.