Arjola Demiri është një ndër aktoret më të komentuara të “Portokalli”. Edhe pse aktorja ishte për një periudhë relativisht të shkurtër krahasuar me kolegët e saj në “Portokalli”, ajo diti si të tërhiqte të gjithë vëmendjen tek vetja. Tashmë që nuk ka asnjë informacion nëse Arjola do të përfshihet në ndonjë projekt të ri televiziv, kanë nisur aludimet se ajo do të kandidojë për deputete.
Më konkretisht, përflitet që Arjola do të kandidojë me Partinë Socialiste, në qarkun e Kukësit. Ndërkohë që këto aludime po mbushin rrjetin, Arjola shkruan: “Unë jam një grua e fortë. Unë nuk rri rrotull duke ndjerë keqardhje për veten time dhe as nuk i lë njerëzit të më keqtrajtojnë. Unë nuk u përgjigjem njerëzve që më diktojnë ose përpiqen të më ulin. Nëse bie do të ngrihem edhe më e fortë sepse jam e mbijetuar dhe jo viktimë. Unë jam në kontroll të jetës time dhe nuk ka asgjë që nuk mund të arrij. Kurrë mos kërko falje se je një grua e fuqishme.”