Pas daljes çift nga programi, çka po ndodh me Bashkimin dhe Alvisën?

Të shtunën ata dolën çift, i pari nga ky edicion i “Përputhen”.

Alvisa dhe Bashkimi nga ai moment i bukur televiziv nuk u panë më bashkë deri sot.

Teksa një pjesë e madhe e publikut, me të drejtë, ka dyshime sa i përket çiftit marrë shkas nga përvojat e kaluara aspak të këndshme të çifteve falso, duket se kontakti nuk po mungon.

Pas disa ditëve të Bashkimit në Mitrovicë, ai dhe Alvisa janë bërë sërish bashkë.

Sot, çifti kanë postuar një fotografi të përbashkët, e shkrepur me shumë gjasë në ambientet e Top Channel!

Për të gjithë ata që u shqetësuan se historia nuk vazhdon, kjo fotografi e dëshmon të kundërtën. Se për sa kohë, presim e shohim! /prive.al