Pas më shumë se 23 vitesh martesë, aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshortja e tij. Ai u martua me Jennifer Sloan në vitin 1998, por pas më shumë se dy dekadash së bashku ata kanë vendosur që t’i japin fund marrëdhënies së tyre.
Sipas prestigjiozes “TMZ”, Jim paraqiti dokumentet e divorcit në Gjykatën Superiore të Los Angeles-it të premten (06.08.21). Kjo nuk është hera e parë që çifti paraqitet për divorc. Jennifer më parë kishte regjistruar dokumente ligjore për t’i dhënë fund martesës së saj me Jim në mars 2018 për shkak të dallimeve të papajtueshme, por çifti u bashkua më shumë se një vit më vonë.
Ylli i ‘Red Heat’ dhe Jennifer janë prindër të vajzës Jamison, 22 vjeç dhe djalit Jared, 19 vjeç.
Kujtojmë se Jim Bellushi, ka pranuar kohë më parë rrënjët e tij shqiptare.
Më herët, nëpërmjet një statusi në Twitter, ai ka kërkuar nga fansat me origjinë shqiptare që ta shpërndajnë sa më shumë, në mënyrë që të krijojë lidhje të afërta me ta.
“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar ylli i Hollywood-it me origjinë shqiptare.