Pas 10 ditësh bllokim/ Aksi Librazhd-Prrenjas hapet nesër në orën 12:00

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se aksi i bllokuar prej ditësh Librazhd-Prrenjas do të hapet nesër në orën 12:00.

Sipas ARRSH me hapjen e rugës do të lejohet kalimi i çdo mjeti.

Prej ditësh situata në këtë aks ka qënë tepër shqetësuese për shkak të paralizimit të plotë të rrugës, e cila ka lënë mijëra qytetarë dhe banorë pa kryer shërbimet bazike.

Sipas burimeve thuhet se rruga do të kalojë aty ka ka ndodhur rrëshqitja.