Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata dhe vlera të larta barike.
Përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Gjatë mëngjesit mjegull e mjegullinë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1 deri 8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era përkohësisht me shpejtësi 12m/s. Valëzimi në dete të forcës 1 deri 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/17 Diell
Kukës 4/14 Re diell
Lezhë 8/17 Diell
Dibër 2/12 Re diell
Durrës 7/17 Diell
Tiranë 7/17 Diell
Elbasan 7/18 Diell
Berat 4/17 Diell
Vlorë 7/17 Diell
Korcë 2/11 Re diell
Gjirokastër 3/16 Diell
Sarandë 8/18 Diell