‘Paralizohet’ qarkullimi në aksin Cërrik-Elbasan. Krijohet radhë kilometrike e automjeteve

Reshjet e shiut, por dhe fluksi i lartë i automjeteve vijon të mbajë të ‘paralizuar’ qarkullimin në aksin Cërrik-Elbasan.

Prej më shumë se gjysmë orë makinat kanë krijuar një radhë kilometrike në këtë segment rrugor.

Shërbimet e policisë ndodhen në terren për menaxhimin e trafikut të krijuar.