Pamje mahnitëse nga liqeni i Marinës në Belsh, Rama jep lajmin e mirë që mëngjes (Fotot)

Hapësira e liqenit të Marinës në Belsh është kthyer në një zonë turistike të frekuentuar nga vizitorët pas investimit dhe ndërtimit të shtëpive prej druri. Kryeministri Edi Rama ka uruar një të dielë të qetë duke shpërndarë foto nga liqeni. Ai thekson se është pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje të qendrës së re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.