Pa djalin pas 11 vitesh/Si të ka mami o shpirt? Shkrehet në vaj pas përgjigjes së djalit

Një 17-vjeçar nga Librazhdi u largua nga banesa e tij për shkak të ɗhunës së ushtruar nga babai. Ka qenë denoncimi i nënës së tij, e cila ka njoftuar stafin e emisionit se djali i saj është larguar në drejtim të paditur nga banesa e të atit. 17-vjeçari vjen nga një familje me dy prindër të ɗivorcuar.

Pas denoncimit të nënës, ka qenë i menjëhershëm reagimi dhe bashkëpunimi i stafit të emisionit për lokalizimin e 17-vjeçarit. Nëna rrëfen me lot në sy se jeta e saj ka qenë larg fëmijëve, pasi pas divorcit e ka pasur të ndaluar komunikimin me fëmijët. Ajo shprehet se ish-bashkëshorti ka ushtruar ɗhunë të herëpasherëshme ndaj saj.

Prej 11 vitesh 33-vjeçarja, nëna e katër fëmijëve nuk i ka parë kurrë fëmijët me sy dhe nuk ka komunikuar me ta. Por emisioni “Me Zemër të Hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin ka mundur ta sjellë djalin në studio dhe ai të komunikojë pas 11 vitesh me nënën e tij.

Nëna: Zemër ku të ka mami shpirt… Djali: Po.. Evis Ahmeti: Ku ke qëndruar këto ditë? Djali: Në një lagje të Prrenjasit Evis Ahmeti: Njihje njerëz të tjerë? Djali: Jo Evis Ahmeti: Cfarë ke ngrënë këto tre ditë? Djali: Asgjë

Evis Ahmeti: Mami të ka thënë shko në polici? Djali: Kisha fŕikë mos më rrihte babi… Evis Ahmeti: Cfarë ndodhi mes jush? Djali: Isha në shtëpi, ai erdhi nga puna dhe më bërtiti pse nuk e hapni telefonin… unë nuk kisha bateri ai filloi të më rrihte dhe tha mos u kthe më shko në jetimore…

Evis Ahmeti: E dinte ai që ti ke folur me mamin? Djali: Jo Evis Ahmeti: Të rreh? Djali: Po më rreh mua më shumë, por edhe vëllezërit Evis Ahmeti: Pse kjo marrëdhënie e tensionuar me të? Sa herë flije jashtë? Djali: Shumë here Evis Ahmeti: Pse?

Djali: Më ka rrahur keq, ai të rreh edhe kur nuk përgjigjesh…Kam fŕikë se më vŕet fare tani që e merr vesh që kam fol me mamin Evis Ahmeti: Të ka munguar mami në këto 11 vite? Djali: Po shumë Evis Ahmeti: Çfarë të kanë treguar për të?

Djali: Babi thoshte që është në Gramsh Evis Ahmeti: Ti e ke vërtetuar që ajo nuk është atje? Djali: Po Evis Ahmeti: Po kur të erdhi mesazhi i saj çfarë mendove? Djali: U lumturova

Nëna qan në studio…dëgjohet zëri i saj mes lotëve( bir, biri im)

Biseda nënë e bir

Nëna: Shpirt si të ka mami ty? Djali: Mirë.. Nëna: Si ke kaluar? Djali: Jo mirë… Nëna mes lotësh nuk mundet të flasë ..