Organizohet në Universitetin e Elbasanit Workshopi me temë “Kërkimi shkencor mes ndërkombëtarizimit dhe sfidave”

U organizua në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Workshopi me temë “Kërkimi shkencor mes ndërkombëtarizimit dhe sfidave”

Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori , Prof.dr Skender Topi, theksoi rëndësinë që ka kërkimi shkencor dhe krijimi i një infrastrukture që kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Ministria Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, në fjalën e saj, cilësoi si jashtëzakonisht të frytshëm bashkëpunimin me universitet dhe sidomos kontributin që vetë Rektori ka dhënë, për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, sidomos në kuadër të kërkimit shkencor. Gjithashtu, ministrja Kushi, përmendi sfidat me të cilat përballet sot arsimi i lartë dhe nevojën për ruajtjen e identiteteve të universitetive. Drejtoresha e Agjensisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit Znj.Mirela Muça, përgëzoi personelet akademike të Universitetit të Elbasanit, të cilët u angazhuan në thirrjet për projekte si dhe shprehu gaditshmërinë e AKKSHI për të asistuar personelet akademike të interesuara, në aplikimet në vijim.