Operacion masiv antidrogë në Elbasan/ 40 të arrestuar, sekuestrohen dhe armë

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar gjatë natës në qarkun e Elbasanit.

Forcat e shumta të policisë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, ku, sipas burimeve paraprake jozyrtare, mësohet se janë arrestuar rreth 40 persona.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Ndërkohë, pritet që institucionet ligjzbatuese të publikojnë një njoftim zyrtar mbi rezultatet e plota të këtij operacioni.