Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Dojna Mema ka bërë një super dedikim për partnerin e saj, Vlashent Sata. Dojna publikoi në Instagram-in e saj një foto, në të cilën shihet me Vlashentin teksa shijojnë një ‘udhëtim’ me kuaj.
“Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 b0mba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje.
Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të dëgjoj një këngë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua : ‘E ka fajin soba, ti je për bukuri’.
Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj.
Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër.
Për ty q’ në vend të zemrës ke një diell.
T’ uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë)! Gëzuar ditëlindjen dashuri!”, ishin fjalët e moderatores.