Paralajmërimi i fundit që vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është: koronavirusi mund të mos zhduket kurrë! Gjatë konferencës së djeshme (e mërkurë), drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan i shpreh se edhe nëse do të kemi një vaksinë, ky virus ka nevojë për shumë përpjekje për t’u mbajtur nën kontroll.
“Është e rëndësishme të nënvizohet se ky virus mund të bëhet thjesht një tjetër virus endemik në komunitetet tona, dhe ky virus mund të mos zhduket kurrë. HIV nuk është larguar, ne thjesht jemi mësuar me të”, është shprehur ai. Ai nuk beson se mund të jetë dikush që parashikon zhdukjen e plotë të virusit. Aktualisht ka më shumë se 100 vaksina të mundshme në testim, por eksperti vuri në dukje se ka sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, që ende nuk janë eliminuar, pavarësisht se ka vaksina.
Nga ana tjetër, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh se ka ende shanse që përmes përpjekjeve të vazhdueshme virusi të mbahet nën kontroll. “Trajektorja e saj është në duart tona dhe është çështje që na shqetëson të gjithëve prandaj duhet të kontribuojmë në ndalimin e kësaj pandemie.”-u shpreh ai.
Çfarë duhet të bëjnë njerëzit fillimisht është të mësohen me idenë se duhet të bashkëjetojnë me virusin për një kohë të gjatë. Aktualisht ka më shumë se 100 vaksina të mundshme në testim, por eksperti vuri në dukje se ka sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, që ende nuk janë eliminuar, pavarësisht se ka vaksina.