Festivali zhvillohet për herë të parë në shkollat tona. Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë promovon rolin e tyre në fushat ekzakte me qëllimin për të frymëzuar dhe përmirësuar barazinë gjinore në ekosistemin shkencor.
Nxënëset e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan po përgatiten për Festivalin e Shkencës që zhvillohet për herë të parë në shkollat tona, bën me dije kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes dhe në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, me shembullin frymëzues të nxënëseve të gjimnazit “Dhaskal Todri” që po përgatiten për Festivalin e Shkencës, një nismë e cila zhvillohet për herë të parë në shkollat tona, të mbështetura nga një tjetër grua e suksesshme në kërkimin dhe prodhimin e produkteve medicinale e kozmetike bio-organike, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan kryeministri.
Nisma ka filluar në vitin 2015 nga Kombet e Bashkuara dhe vë në pah rolin e grave dhe vajzave në fushat shkencore me qëllimin për të frymëzuar dhe përmirësuar barazinë gjinore në ekosistemin shkencor.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.